Kastrati i PDK-së – deputetit të LVV-së: Mos ulëri

Kastrati i PDK-së – deputetit të LVV-së: Mos ulëri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, në kohën kur ishte në foltore, u pengua nga një deputet i zhurmshëm, kjo i mori vëmendjen Kastratit, ku ky i fundit iu drejtua atij duke i thënë “mos ulëri ti”.

Kjo ka ndodhur në kohën kur Kastrati ka qenë duke folur në debatin që Kuvendi po e zhvillon lidhur me rezolutën e partisë së tij me të cilën kërkohet shkarkimi i ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, por nuk është parë se cilit deputet i është drejtuar.

Ndër të tjera Kastrati ka thënë se deputetët e pushtetit po e bëjë të pamundur për të arsyetuar, siç ka thënë, hajnitë që janë bërë në Ministrinë që udhëhiqet nga Hajdari.

Related Articles