Kastrati kërkon dorëheqjen e Kurtit: I ofendoi fëmijët e dëshmorëve më keq se Beogradi

Kastrati kërkon dorëheqjen e Kurtit: I ofendoi fëmijët e dëshmorëve më keq se Beogradi

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, njoftoi se gjatë ditës së sotme i është bashkuar protestës së organizuar nga fëmijët e dëshmorëve ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti ndaj politikanit serb të vrarë, Oliver Ivanoviq.



Sipas tij, Kurti i ka fyer ata më keq se Beogradi, teksa shtoi se “e ka lartësuar kriminelin Ivanoviç”.

“Xhelatin e ka bërë njeri të paqes. Kjo ska asnjë shpjegim përveç nëse punon brenda agjendave serbe ose ke gjendje të paqartë mendore. Mes shumë fëmijëve të dëshmorëve të pranishëm ishin edhe përfaqësues të familjes të cilëve Ivanoviç ju vrau familjarët”, shkroi ai në Facebook.

Krejt në fund, Kastrati kërkoi dorëheqje të Kurtit nga pozita e kryeministrit. Shprehet se kërkim-falja e tij nuk i duhet.

“DORËHEQJE. KËRKIM FALJA NUK MË DUHET”.

Related Articles