Automjeti që sulmoi policinë në Leposaviq ishte Audi Q5 e zezë me targa të Çaçakut

Automjeti që sulmoi policinë në Leposaviq ishte Audi Q5 e zezë me targa të Çaçakut

Automjeti nga i cili sot u sulmua Policia e Kosovës në Bistricë se Leposaviqit, qe Audi Q5 ngjyrë e zezë me targa të Çaçakut të Serbisë.



Klan Kosova nga burimet e saj, merr vesh se ajo po shkonte me shpejtësi marramendëse në drejtim të policëve në tentim për t’i goditur.

”Ka ardh me shpejtësi të madhe në drejtim të policëve, ka dashtë m’i shkelë”, ka pohuar mes tjerash, burimi për Klan Kosovën, në kushte anonimiteti.

Tutje si pasojë, Policia e Kosovës ka reaguar në tentim për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre, duke shtënë me armë zjarri.

Për këtë rast, më parë raportuan edhe vet Policia e Kosovës, ku thuhej se autoritetet në ato momente, ishin në pikë kontrolli duke realizuar detyrat policore.

Related Articles