Kastriot Rexha i rikthehet Superligës, kjo është skuadra e re e tij

Kastriot Rexha i rikthehet Superligës, kjo është skuadra e re e tij

Kastriot Rexha do t’i rikthehet futbollit pas një pauze prej rreth tetë muaj për shkak të lëndimit. Sulmuesi i njohur kosovar u largua nga Drita në qershor dhe deri më tani ishte pikërisht lëndimi që e mbajti pa skuadër.

Pasi ka kaluar tërësisht lëndimin, Rexha ka vendosur t’i rikthehet fushave të blerta. Sulmuesi llapjan ka arritur tanimë marrëveshje me Malishevën, ku do ta vazhdoj karrierën për pjesën pranverore të sezonit, ndërsa zyrtarizimi pritet të ndodhë brenda kësaj jave.

Malisheva gjatë afatit kalimtar të janarit ka transferuar futbollistë me përvojë si Labinot Ibrahimi, Fidan Gërbeshi, Behar Maliqi e Xhevdet Shabani, dhe me transferimin e Rexhës, Malisheva do të shëndrrohet në një skuadër shumë të frikshme në repartin ofensivë, thuhet në një njoftim të klubit nga kjo qytezë.

Malisheva është në mesin e ekipeve skajshmërisht të rrezikuara për mbijetesë në Superligë, dhe gjendet në pozitën 7 me 19 pikë, e ndjekur nga prapa nga dy skuadra që kanë nga 18 pikë, Ulpiana dhe Dukagjini.

Related Articles