Real Madrid fiton trofeun e parë në vitin 2022

Real Madrid fiton trofeun e parë në vitin 2022

Skuadra e Realit e ka shënuar fitoren e pastër në duel me Athletico Bilbao, nëkuadër të Superkupës së Spanjës në Futbool, shkruan Gazeta Enigma.

Avantazhin fillestar mbretërit e kanë arritur në minutën 38’ me një supergol të liderit të mesfushës së skuadrës, kroatit Luka Modriç.

Në pjesën e dytë Reali e ka administruar mjaft mirë lojën, ndërsa ka arritur edhe golin e qetësisë në minutën 52’ nga penaltia, të cilën e konkretizoi Benzema.

Deri në fund të ndeshjes të dy skuadrat kishin mundësitë e tyre për të shënuar, por sulmuesit e dyja skuadrave ishin të pafuqishëm për të dnryshuar shifrat në semafor.

Rastin më të mirë për ta zbutur epërsinë Balbao e kishte në minutën 89’ kur Raul Garsia dështoi nga pika e bardhë, duke e qëlluar në trup portierin e Realit, Courtois.

Related Articles