Në Kosovë janë strehuar katër gazetarët e parë afganë, një muaj pasi Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për t’iu ofruar strehim atyre.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) njoftoi se në Kosovë kanë arritur gazetarët Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad, të cilët do të strehohen në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosovë”.
Derisa në lidhje me këtë AGK-ja ka paralajmëruar konferencë për media.
Mediave do t’u adresohen gazetarët afganë që kanë mbërritur në Kosovë nga zyret e AGK-së, ora 10:30, thuhet në njoftim.