Skeuadra e drejtuar nga Bekim Isufit, Ballkani, nuk ia ka dalë të shënoj fitore ndaj skuadrës së promovuar në Superligë, Dukagjinit të Klinës. Ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabart 2 : 2.
Edhe pse dy herë ka qenë në avantazh Ballkani nuk ka arritur të shënoj fitore.
Së pari, në minutën 45’ ka shënuar Ermal Krasniqi për avantazhin fillestar të Ballkanit, ndërsa menjëherë në aksionin e radhës ka barzuar shifrat Arbër Shala mëe një gol të bukur nga një gjuajtje e lirë në finish të pjesës së parë. Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë sërish skuadra vendëse ka avancuar përmes Ermal Krasniqit, i cili ka shënuar gol të bukur në minutën 53’, ndërsa ka barazuar sërish shifrat Ahmet januzi në minutën 68’.