Katër persona janë arrestuar sot nga policia në pikën kufitare në Vërmicë.
Ata dyshohen për shitblerje të substancave narkotike.
Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se është konfiskuar edhe një sasi e drogës e llojit marihuanë (rreth gjysmë kilogram).
Të dyshuarit janë dorëzuar më pas tek Antidroga ku do të zhvillohen procedurat e mëtejme.
Tutje bëhet e ditur se tre nga të dyshuarit janë shtetas të Kosovës, ndërkaq tjetri i Shqipërisë.
Deri më tani nuk ka informacione se për ku ishte destinuar droga.