Katër persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Gjermani

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Gjermani

Katër persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në Gjermani.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në autostradën B6 në mes të Großharthau dhe Fischbach.

Mediat gjermane raportojnë se viktimat janë të moshës 59, 64, 81 dhe 86 vjeç.

Gjithashtu edhe një grua e moshë 61-vjeçare është dërguar me lëndime të rënda trupore në spital.

Aksidenti ka ardhur si pasojë e daljes nga rruga të një veture Audi Q7 ka dalur nga rruga dhe me një shpejtësi të madhe është përplasur me një pemë.

Sipas policisë, 64-vjeçari shoferi i Audisë, ka tentuar të parakalojë dy automjete përpara, një kamion dhe një VW Passat.

Raportohet se Passat-i ishte përplasur me Audi Q7, e më pas ka dalur nga rruga, ku ishte përplasur me një pemë në anën e majtë të rrugës, e më pas doli sërish në rrugë duke ndaluar në drejtim të kundërt të udhëtimit.

Related Articles