The Economist ka prezantuar katër personat më me ndikim në botën e kriptovalutave. Të gjithë ata që kanë platformat për tregti me kriptovaluta, që të gjithë janë miliarderë.
Në mesin e tyre është 29-vjeçari Sam Bankman-Freed, drejtor i kompanisë për tregti me kriptovaluta FTX. Pasuria e tij është vlerësuar të jetë mbi 22 miliardë dollarë.
Atë dhe personat tjerë me ndikim në këtë botë i quajnë njerëz të mrekullive, ku vlera e tregut nga fillimi i vitit deri në dhjetor është rritur për 2,3 miliardë dollar.
Në krye të bursës më të madhe të kriptovalutave Binance, është 44-vjeçari Chanpeng Zhao që e quajnë CZ. Ai është një prej katër personave më me ndikim në tregun e kriptovalutave.
Lider financiar u bë tri vite më parë, duke ia “rrëmbyer” titullin Arthur Heiz, bashkëthemeluesit të platformës për tregti me kriptovaluta BitMEX. Kjo platformë është një prej më të njohurave.
Në krye të një platforme tjetër – Coinbase, është Bryan Armstrong. Kjo bursë për tregti me kriptovaluta prej kohësh është rregulluar me ligj në Shtetet e Bashkuara.
Siç raporton The Economist, këta katër të rinj kanë një pasuri që kap vlerën prej miliarda dollarë dhe për pak vite janë bërë njerëz me ndikim të madh.