Kurti premton se do të punësojë 500 asistente për fëmijët me nevoja të veçanta

Kurti premton se do të punësojë 500 asistente për fëmijët me nevoja të veçanta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka marrë një top të nënshkruar nga disa fëmijë të shoqatës “Down Syndrome Kosova” dhe me këtë rast ai bërë edhe një sërë zotimesh për të përmirësuar jetën e tyre.

Ai tha se do të punësojë qindra asistente për fëmijët me nevoja të veçanta, duke përmbushur edhe programet qeverisëse, njofton Klan Kosova.

“E morëm sot topin e fundit për këtë vit nga shoqata Doën Syndrome Kosova, nënshkruar nga Era, Leoni, Uma, Almati, Lanika, Tuana, Omeri, Gjini, Reisi, Valina, Lisa, Agoni, Anuela, Aroni, Amra, Amelia, Amaraldo, Adriatiku, Ejona, Elsa, Blerti, Edoni, Diona, Diari, Endriti, Enesi, Joni, Genci, Graniti, Matini, Learta, Liriku, Lisa, Medioni, Meliza, Mia, Nina, Nisa, Omari, Rioni, Rona, Teo, Troja, Ylli, Sara, Shkëmbi, Stina, Diamanti, Blend, Aksa, Leo dhe Hana”.

“Garantimi dhe avancimi i të drejtave të fëmijëve është çështje thelbësore në vetvete, por edhe shtytëse për shoqëri më të drejtë, e më të suksesshme. Është thelbësor edhe ndryshimi që Qeveria jonë kërkon të sjellë në këtë drejtim. Gati të gjitha prioritetet e programit qeverisës, ndërlidhen drejtpërdrejt me mirëqenien dhe të drejtat e fëmijëve”.

Kurti ka shkruar se respektimi i këtyre të drejtave është një rrugë që e synojnë dhe që do ta ndjekin gjithsesi.

“Në vitin 2017, znj. Arbërie Nagavci, si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pati propozuar, e Lëvizja VETËVENDOSJE! e pat votuar, një amendament për punësimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta. Tani, në 2021, punësimi i 100 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta po realizohet, krahas përgatitjes së kuadrove të nevojshme. Aktualisht janë vetëm 70 asistentë të diplomuar e të papunë”.

“Në programin qeverisës ne kemi paraparë që çdo vit të qeverisjes sonë të punësojmë nga 100 asistentë, që deri në fund të mandatit tonë t’i kemi së paku 500 asistentë në shkolla. Vitin 2022 e kemi shpallë “Vit të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës”, përgjatë të cilit do të ndërmarrim hapa konkretë për përmirësimin e situatës që e kemi gjetur. Në Kalendarin e Aktiviteteve për vitin 2022, me punën e përbashkët të përfaqësuesve të organizatave, përfshirë Down Sindrom Kosova, mes tjerash do të bëhet edhe trajnimi i mësimdhënësve dhe drejtorëve të arsimit të mesëm të lartë, për qasjen dhe arsimimin e nxënësve me nevoja të veçanta”.

Kryeministri ka thënë se do të qëndrojnë pas planeve të tyre për të ndërtuar sisteme dhe shërbime të domosdoshme për të mbështetur zhvillimin e fëmijëve, e që arrijnë te të gjithë fëmijët. /Gazeta Enigma/.

Related Articles