Katër persona janë arrestuar pasi ishin përfshirë në një rrahje në rrugën “Adem Jashari” në Pejë të enjten, raporton Gazeta Enigma.
Policia ka njoftuar se në këtë përleshje është përdorur edhe armë zjarri.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë përfshirë në një rrahje me disa persona të tjerë. Në rast dyshohet se është përdorur edhe arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh.