Katër të lënduar nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Katër të lënduar nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Katër persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim Prizren-Vërmicë.

“Rreth orës 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles