Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në mes një veture dhe kamionete në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë – Duhel, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili shtoi se të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor.
“Ju konfirmoj se sot, rreth orës 15:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë – Duhël, në kilometrin 41, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve: 1. Audi A3, ngjyrë e zezë, me targa vendore, dhe 2. Kamionetë Mercedes, ngjyrë e gjelbër, mercedes”.
“Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje për te kryer hetimet për shkaqet e aksidentit”, tha ai.