Katër të lënduar nga një aksident në rrugën Bardh i madh-Drenas

Një aksident i rëndë ka ndodhu në rrugën Bardh i Madh-Drenas, tek vendi i njohur si ‘Guri i Plakës’, sot rreth orës 14:00, shkruan Gazeta Enigma.

Nga ky aksident katër persona kanë pësuar lëndime.

Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Bardh i madh -Drenas, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor.  Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Related Articles