Katër të vdekur nga përmbytjet në Bullgari

Katër të vdekur nga përmbytjet në Bullgari

Përmbytjet në bregun jugor të Bullgarisë vranë 4 persona. Njerëzit e cilësuan atë që ndodhi një makth.

“Kishte shumë njerëz të trembur. Mes tyre ishte një grua me fëmijë të vegjël që tha se uji arrinte deri në belin e saj dhe se ishte detyruar t’i mbante ata në krahë. Autoritetet i strehuan në një hotel pasi nuk kishin ku të shkonin”- tha Zapren Filchev, banor.

“Gjatë gjithë natës ne hartuam një plan rikuperimi. Kushdo që ka bagazhe, fëmijë, apo batanije do të shkojë në një kamp si ai i refugjatëve”- shtoi Petar Petrov, doktor.

Dëmet janë të shumta, me rrugët që janë dëmtuar. Mbi 1 mijë persona u bllokuan në to, por trafiku tani është rikthyer në normalitet.

“Po të kishim qenë në gjumë tani do të ishim përmbytur. Tani po përpiqemi të shpëtojmë gjithçka, si dokumentet, objektet dhe gjithçka tjetër”.

Kryeministri bullgar ka deklaruar se brenda dy muajsh, viktimat e përmbytjeve në bregun jugor të detit të Zi do të marrin ndihma financiare.

“Deri në 770 euro janë dhënë për banesat e dëmtuara dhe vendet ku njerëzit jetojnë. Ka një kuotë tjetër prej 1.300 eurosh për aparatet e dëmtuara. Kuota shkon deri në 2.500 euro për dëmet ndaj godinave ku jetët e njerëzve duhet të normalizohen”- Nikolay Denkov, kryeministër i Bullgarisë.

Kryqi i Kuq bullgar po ofron tani ushqim të konservuar dhe shishe me ujë të pijshëm për të prekurit.

“Të evakuuarit janë akomoduar në hotele private dhe në kampe të vogla, me autoritetet që kanë ofruar mbështetje logjistike për familjet në vështirësi”-tha Violeta Radeva, drejtoreshë e Kryqit të Kuq Bullgar.

“Kemi mbledhur psikologë nga i gjithë vendi, një ekip psikologësh profesionistë, të përgatitur për të punuar në kushte të tilla, kanë zbritur në terren”- shprehet një qytetar.

Kostoja e dëmeve duhet ende të llogaritet, por sipas të gjitha gjasave ajo pritet të shkojë në dhjetëra milionë euro.

/Euronews Albania/

Related Articles