Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar katër vdekje nga COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Nga 2.545 mostra të marra nga ShSKUK, janë regjistruar 170 raste të reja, derisa 389 janë shëruar.
Numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste, ndërsa i të shëruarve ka arritur në 97.057 dhe i të vdekurve në 2.202
IKSHPK-ja përmes publikimit të bilancit të përgjithshëm gjatë 24 orëve të fundit ka bërë apelë ndaj qytetarëve që t’i respektojnë dhe masat kundër COVID-19.