KBF Gjilani hap dyert për talentët e rinj të basketbollit 

KBF Gjilani hap dyert për talentët e rinj të basketbollit 

Klubi i Basketbollit për Femra (KBF) Gjilani ka hapur dyert për të gjithë të rinjtë e apasionuar pas basketbollit, të cilët dëshirojnë të tregojnë talentin e tyre dhe të bëhen pjesë e një ekipi me synime të qarta dhe atmosferë familjare.

KBF Gjilani fton të gjithë lojtarët dhe lojtaret e rinj që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre, të sfidojnë veten dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një historie suksesi. 

Me trajnerë profesionistë dhe përkushtim të plotë, klubi synon të frymëzojë sportistët e rinj të japin maksimumin në çdo ndeshje.

“Bashkohu me ne, stërvit me trajnerë profesionistë dhe jep maksimumin në çdo ndeshje. Mos e humb mundësinë të bëhesh pjesë e historisë sonë,” thuhet tutje në thirrjen e klubit.


Related Articles