Komisioni Disiplinor (KD) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka dënuar Dritën, Llapin dhe Vushtrrinë për dëmtim të stadiumit “Fadil Vokrri”, përkatësisht “Zahir Pajazitit”, nga shikuesit e klubeve përkatëse.
Drita dhe Llapi janë dënuar me nga 1000 euro, ndërsa obligohen të paguajnë edhe nga 50 për qind të dënim të shkaktuar në stadiumin “Fadil Vokrri” nga shikuesit e tyre në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës në futboll.
Për shkak të dëmit të shkaktuar nga shikuesit, Vushtrria është dënuar me dy ndeshje në fushën e vet pa praninë e shikuesve në sezonin e ardhshëm dhe obligohet të paguajë dënimin e shkaktuar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në ndeshjen e barazhit kundër Malishevës.