Rritja e çmimeve enorme të derivateve dhe produkteve bazike në Kosovë, qeveria në “bisht të aeroplanit”

Rritja e çmimeve enorme të derivateve dhe produkteve bazike në Kosovë, qeveria në “bisht të aeroplanit”

Kosova tash e një kohë është duke u ballafaquar me krizë ekonomike, derisa në vend ka pasur rritje enorme të çmimeve të produkteve bazike si dhe së fundmi edhe në derivate.

Si rrjedhojë e kësaj, Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka njoftuar se ditë më parë i ka shpërfaqur disa propozime qeverisë, derisa kjo e fundit e ka injoruar partinë në fjalë.

LDK-ja përmes kësaj konference ka bërë të ditur edhe propozimin e ri, derisa ka kërkuar një debat parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

“Grupi Parlamentar i LDK-së do të kërkojnë që në Kuvendin e Kosovës të ketë një debat parlamentar dhe do të propozojë një rezolutë parlamentare për uljen e akcizës në derivate dhe uljen e TVSH-së në produkte esenciale deri në tejkalimin e kësaj krize”, kanë thënë nga LDK-ja.

Mes tjerash, LDK ka shprehur shqetësim për rritjen e këtyre çmimeve, derisa ka bërë të ditur se aryestimi i qeverisë është se kjo krizë ka kapluar gjithë Evropën.

“Kriza mund të jetë e njëjtë, mirëpo qeveritë evropiane nuk i kanë braktisur qytetarët. Pra, është e vetmja qeveria e Kosovës nuk ka marrë asnjë mas të vetme për të dalë nga kriza”, thanë tutje.

Më 7 mars, LDK kishte propozuar reduktimin e TSVH-së dhe largimin e akcizës në naftë, derisa sipas tyre nëse ndodhë një gjë e tillë, çmimi i naftës do të bie nga 1.90 në 1.20 cent.

Lidhur me largimin e akcizës , Kryetari i Shoqatë së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se asnjëherë, asnjëra nga qeveritë e Kosovës, nuk kishte kërkuar që të largohej akciza në derivatet e naftës.

“Akciza e derivateve të naftës e ka mbushur buxhetin e Republikës së Kosovës për 35 për qind nga ky sektor”, ka thënë ai.

Berjani ka folur në lidhje me ngritjen e sërishme të çmimit të derivateve të naftës, ku sipas tij, Shoqata e Naftëtarëve nuk janë përgjegjës për këtë ngritje të çmimit, por ky i fundit diktohet nga berza dhe organizata prodhuese OPEC.

Related Articles