KEDS kap një hotel në Prishtinë me 21 mijë euro energji të vjedhur

KEDS kap një hotel në Prishtinë me 21 mijë euro energji të vjedhur

KEDS ka njoftuar se ekipet e tij të kontrollit kanë zbuluar një rast vjedhjeje të energjisë elektrike në një hotel në Prishtinë, ku është konstatuar se pronari kishte anashkaluar njëhsorin elektrik dhe po përdorte energjinë pa paguar.

Pas kontrollit, u llogarit se vlera e energjisë së vjedhur arrin në 21,050.80 euro, shkruan Gazeta Enigma.

Në reagimin e KEDS-it thuhet se pronari detyrohet ta paguajë këtë shumë si pjesë e masave ligjore për rikthimin e humbjeve. Përveç kësaj, vjedhja e energjisë është cilësuar si vepër penale dhe pronari do të përballet me procedurat gjyqësore.

Sipas KEDS-it, Kodi Penal e trajton keqpërdorimin e energjisë si vjedhje të shërbimeve, dhe për këtë mund të shqiptohet dënim deri në tri vjet burg./GazetaEnigma/

Related Articles