KEDS vjen me një njoftim tjetër lidhur me situatën në terren

KEDS vjen me një njoftim tjetër lidhur me situatën në terren

KEDS ka njoftuar për zëvendësimin e transformatorëve e kabllove shpërndarësse të energjisë elektrike në Vragoli të Fushë Kosovës e lokacione të tjera.

Nëpërmjet një njoftimi në ‘Facebook’, ka kërkuar nga konsumatorët që të shpenzohet rryma sa më raiconalisht, teksa ka njoftuar për punimet.

“Në Vragoli të Fushë Kosovës, sikurse edhe në shumë lokacione tjera, ekipet tona po detyrohen të zëvendësojnë komplet stabilimentet shpërndarëse (transformatorë, panele të tensionit të ulët, kabllot shpërndarëse etj) të cilat janë të dëmtuara për shkak të mbingarkesave, e cila është edhe arsyeja pse nganjëherë kemi zgjatje të ndërprerjeve të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS.

“KEDS kërkon mirësisht nga konsumatorët që energjinë elektrike ta shfrytëzojnë sa më racionalisht dhe në kohën kur janë pa furnizim t’i largojnë pajisjet shtëpiake nga priza në mënyrë që kur të fillojë rikthimi i energjisë elektrike sistemi elektro-energjetik të jetë më stabil dhe të mos shkaktojë mbingarkesa eventuale”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Enigma/

Related Articles