KEK njofton se rreth 15 biznese kanë lidhur kontrata me ta

KEK njofton se rreth 15 biznese kanë lidhur kontrata me ta

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skënder Bucolli, ka bërë të ditur se që nga 1 qershori 2025, KEK ka filluar furnizimin e bizneseve si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMP), në përputhje me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

‘’Jemi duke punuar, unë e kam qit një liste te rifreskuar te krejt bizneseve me FMP edhe si furnizues i mundësisë te fundit edhe kontrata konversiale  dua të bëj rezyme me gjendjen aktuale jam tu prit mi marrë dhënat e sakta’’, tha Bucolli.

Bucolli tha se deri më tani, janë furnizuar rreth 15 deri në 16 biznese, përfshirë shumicën e ndërmarrjeve publike, që nuk kanë arritur ende të lidhin kontrata komerciale me operatorë të tjerë të licencuar.

Sipas Bucollit, aktualisht po zhvillohen dy procese paralele: njëri ka të bëjë me furnizimin përmes FMP-së, i cili është një masë e përkohshme 60-ditore, dhe tjetri me kalimin e bizneseve në kontrata komerciale në tregun e lirë.

Related Articles