Kelmendi-qeverisë: Mbroni nxënëset nga dhuna seksuale

Kelmendi-qeverisë: Mbroni nxënëset nga dhuna seksuale

Kreu i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka kërkuar nga Qeveria që edukata fetare të futet urgjentisht në shkolla, pas rastit të dhunës seksuale në Shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë.



Komunikata e plotë për medie:

Rasti i dhunës seksuale ndaj një vajze në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë është dëshmi dhe argument se në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës duhet që edukata fetare të bëhet urgjentisht pjesë e planprogramit mësimor dhe duhet të bëhet ndarja e nxënësve në bazë të gjinisë.

Edukata fetare ndërton themelet e shëndosha dhe të forta në edukimin e nxënësve dhe ruajtjen e moralit.

Përveç kësaj ndarja në baza gjinore, konkretisht klasat vetëm me djem dhe klasat vetëm me vajza përveç dobive të shumta, do të ndikon që të ruhet morali brenda nxënësve, por edhe mësimi do të jet më efektiv.

Ky rast në “Faik Konica” nuk është rasti i parë që vajzat e mitura janë viktima të dhunës dhe ngacmimeve seksuale. /Gazeta Enigma/

Rasti i dhunës seksuale ndaj një vajze në shkollën fillore "Faik Konica" në Prishtinë është dëshmi dhe argument se në…Posted by Gëzim Kelmendi on Saturday, May 15, 2021

Related Articles