“Kemi bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të dhe BE-në, liberalizimi i vizave më 2024”

“Kemi bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të dhe BE-në, liberalizimi i vizave më 2024”
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është pyetur në lidhje me kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me shtyrjen e vendimit për targat ilegale serbe.

Ai theksoi se bashkëpunon ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Francën, Italianë, Britaninë e Madhe, Bashkimin Evropian në përgjithësi dhe NATO-n.

“Ne kemi simpati dhe bashkëpunim shumë më të madh me administratën aktuale amerikane sesa me atë të mëparshme. Por që nga fundi i shtatorit 2021,  MiG-29 u ngrit në kufirin tonë dhe trupat serbe erdhën në kufi, situata ka ndryshuar. Mund të debatoj edhe me Serbinë”,tha ai.

Kurti po ashtu është pyetur edhe në lidhje me deklarimin e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili e quajti “llum terrorist”.

“Në përgjithësi, nuk ndjej se më trajtojnë njësoj. Perëndimi ka njëfarë frike nga potenciali destabilizues i Serbisë dhe nga ana tjetër, ekziston naiviteti të mendosh se Serbia mund të detyrohet të kthehet përsëri në Perëndim së shpejti. Prandaj, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor po bien në një gropë, skajet e së cilës janë aktualisht pritshmëri të ulëta të Vuçiq-it, por pritshmëri të larta afatmesme prej tij. Prandaj, çfarëdo gjëje pozitive që bën Vuçiq, fryhet”,theksoi ai për “Der Standard”,transmeton lajmi.net.

Ndërsa në lidhje me mundësinë që kosovarë të udhëtojnë pa viza në vitin 2024 dhe se sa ka mjaftueshëm mbështetje për anëtarësim në Këshillin e Evropë, Kurti theksoi se po, udhëtimi pa viza do të vijë në vitin 2024.

“Po, udhëtimi pa viza do të vijë në vitin 2024. Dhe ne kemi mbështetje për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Por ende duhet të kalojmë në disa procedura. Do të aplikojmë edhe për anëtarësim në NATO”,theksoi ai.

Related Articles