Chelsea sonte e pret Real Madridin në kuadër të ndeshjes kthyese në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Në sfidën e parë të zhvilluar në Santiago Bernabeu, ishin Los Blancos që triumfuan me rezultat komod 2-0, por shpresat për rikthim janë te Chelsea.
Portieri spanjoll i Chelseat, Kepa Arrizabalaga është i bindur se skuadra e tij mund ta bëj përmbysjen e madhe ndaj gjigantit të La Ligas.
“Le të shpresojmë se mund t’i mposhtim ata. Situata vitin e kaluar në ‘Santiago Bernabeu’, kur ne po fitonim 3-0, kështu që padyshim që nuk ishte e lehtë dhe ishte një ëndërr. Ne nuk ia dolëm në fund, por kjo tregon se mund t’ia dalim”.
“Ndihesha si një kauzë e humbur sezonin e kaluar dhe rikthimi nuk ishte i lehtë. Kjo tregon se ne duhet t’i bëjmë gjërat siç duhet dhe t’i bëjmë hap pas hapi. Ne nuk duhet të mendojmë për të fituar 3- 0, por të përpiqemi t’i ndalojmë ata. Ata kanë aftësi të ndryshme”, deklaroi portieri spanjoll.
Tutje Kepa ka thënë se shpreson që ndeshja së paku të shkoj në penallti edhe pse nuk e kanë menduar shumë një gjë të tillë.
“Ne nuk kemi menduar shumë për penalltitë për këtë ndeshje. Jemi duke u fokusuar në fusha të tjera. Nëse arrijmë atje, dimë gjithçka. Kemi sulmues të mirë në këtë fushë. Ata janë duke stërvitur penalltitë gjatë javëve, jo vetëm sot ose dje”.
“Shpresojmë që të arrijmë në penallti, kjo do të thotë se fitojmë 2-0. Ne kemi nevojë për paraqitje më të mira se ajo që patëm në ‘Santiago Bernabeu’. Ne duhet të kontrollojmë më mirë kundërsulmet, të kalojmë më shumë kohë me topin dhe të krijojmë më shumë raste dhe të shënojmë gola. Ne duhet të jemi më klinikë në të dyja fushat. Ky do të jetë çelësi”, u shpreh Kepa.