Batatina tregon për Gazetën Enigma se cilat janë gjasat e Llapit për kualifikim në finale të Kupës së Kosovës

Batatina tregon për Gazetën Enigma se cilat janë gjasat e Llapit për kualifikim në finale të Kupës së Kosovës

Të mërkurën më 19 prill, SC Gjilani dhe KF Llapi do ta kërkojnë kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës.

Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave i zhvilluar në Podujevë, përfundoi me rezultatin 1-2 në të mirë të gjilansve.

Skuadra e KF Llapit të mërkurën e ka mundësinë që ta shkruaj historinë duke i arritur tri finale radhazi në Kupën e Kosovës, në dy finalet e para kjo skuadër e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina arriti të triumfojë.

Skuadra e Llapit në takimin ndaj SC Gjilanit, vjen pas humbjes nga Trepça ’89 në Superligë.

Gazeta Enigma ka kontaktuar trajnerin e Llapit, Tahir Batatina para takimit të nesërm.

Batatina ka thënë se kualifikimi në finale është shumë i vështirë, sipas tij gjasat që Llapi të kualifikohet në finale janë 50 me 50.

Kualifikimi është shumë i vështirë, por futbolli është sporti më i mirë në botë dhe është i pa parashikuar, por ne do ta bëjmë maksimumin me shkru historinë e klubit dhe timen personale. Gjasat për t’u kualifikuar në finale janë 50/50”, shprehet trajneri Tahir Batatina për Gazetën Enigma.

Sipas trajnerit Tahir Batatina, skuadra e tij është në disavantazh nga ndeshja e parë, mirëpo ai thotë se në futbollin bashkohor nuk ka më skuadër favorite.
Jemi në disaavantazh nga ndeshja e parë, por në futbollin bashkohor nuk ka favorit më. Nëse e kemi ditën tonë si skuadër do të dalim mirë”, potencon Batatina.

KF Llapi, ndeshjen e kthimit do ta luaj në Gjilan, por sipas Tahir Batatinës te skuadra e tij nuk dikon fare tereni mysafir, ai thotë se si mysafir kanë luajtur mirë.

Ne si mysafir po luajmë shumë mirë dhe nuk na ndikon fare tereni mysafir, tradicionalisht si klub në Gjilan kemi luajtur mirë gjithmonë. Gjilani ka skuadër të mirë dhe cilësore, ka lojtar me eksperiencë në mesin e vet, por do të mundohemi me ju kundërvy”, vlerëson Tahir Batatina për Gazetën Enigma.

Related Articles