Keqtrajtoi fëmijën e tij, arrestohet babai në Suharekë

Keqtrajtoi fëmijën e tij, arrestohet babai në Suharekë

Një person është arrestuar pasi ka keqtrajtuar të birin e tij të mitur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti i cilësuar si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, ka ndodhur të premten rreth orës 15:00, në Suharekë.


Tutje në raport, bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka keqtrajtuar të birin e tij të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Related Articles