Superliga e basketbollit rikthehet në aksion, pesë sfida interesante na presin këtë fundjavë

Superliga e basketbollit rikthehet në aksion, pesë sfida interesante na presin këtë fundjavë

Garat në elitën e basketbollit rikthehen në aksion këtë fundjavë, ku zhvillohet xhiroja e 17-të në Prince Caffe Superligë.



Derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Pejanët janë në vendin e parë me 12 fitore e tri humbje, ndërsa therandasit janë në një seri të jashtëzakonshme me dhjetë fitore radhazi pas katër humbjeve që kishin në fillim të edicionit.

Kjo do ta bëjë duelin shumë interesant dhe paparashikueshëm. Në duelet e këtij edicioni, Peja fitoi sfidën e parë 73:57, kurse të dytën Ylli 58:57.

Ndeshja e parë e kësaj xhiro zhvillohet mes Rahovecit dhe Trepçës. Vreshtarët janë në vendin e fundit në renditje me dy fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit janë në vendin e katërt me tetë fitore e tetë humbje.

Të shtunën po ashtu do të zhvillohet takimi mes skuadrave prizrenase, Bashkimi dhe Ponte Prizreni, por kjo përballje zhvillohet në Therandë, për shkak se, palestra në Prizren është në renovim. Bashkimi ka gjashtë fitore e dhjetë humbje, kurse Ponte Prizreni ka gjashtë fitore e nëntë humbje.

Përballja e fundit e kësaj jave zhvillohet mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit. Prishtinasit janë në vendin e dytë me dhjetë fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë në vendin e pestë me shtatë fitore e nëntë humbje.

Prince Caffe Superliga-Java 17

E shtunë

17:00 Rahoveci – Trepça

19:00 Bashkimi – Ponte Prizreni

E diel

17:00 Peja – Golden Eagle Ylli

19:00 Sigal Prishtina – Vëllaznimi

Related Articles