Kërcënoi renë që ta tërheq kërkesën për shkurorëzim me djalin e tij, arrestohet i dyshuari në Skenderaj.
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast kërcënimi në Skenderaj.
Ankuesja femër ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur vajzën e saj duke kërkuar nga ajo që ta tërheq kërkesën për shkurorëzim me djalin e të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullte. /Gazeta Enigma/