Irani së fundmi ka lansuar një sulm raketor ndaj Izraelit, mirëpo siç thonë nga Forcat Izraelite të Mbrojtjes kjo do t’iu “kushtojë” atyre.
Zëdhënësi i Forcave Izraelite të Mbrojtjes, Daniel Hagari, është shprehur se ata janë në gatishmëri të lartë në mbrojtje por edhe për sulm.
Ai është zotuar se sulmi iranian me raketa mbrëmjën e së martës do të ketë pasoja.
“Ne jemi në gatishmëri të lartë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ne do të mbrojmë qytetarët e shtetit të Izraelit. Ky sulm do të ketë pasoja. Ne kemi plane dhe do të veprojmë në vendin dhe kohën që vendosim”, ka deklaruar ai.
“Nuk kemi dijeni për viktima, kjo falë sjelljes suaj të përgjegjshme”, ka shtuar Hagari.
Kujtojmë se pas këtij sulmi, ShBA kanë thënë se janë të gatshëm për ta mbrojtur Izraelin nga një sulm Iranian /Gazeta Enigma