Kërkesa e Alban Hysenit për shpërbërjen e Kuvendit të Gjilanit refuzohet nga MAPL

Kërkesa e Alban Hysenit për shpërbërjen e Kuvendit të Gjilanit refuzohet nga MAPL

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka refuzuar kërkesën e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, për shpërbërjen e Kuvendit Komunal të këtij qyteti.

Lajmi u bë i ditur nga Gentrit Murseli, asamblist i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), shkruan Gazeta Enigma.

Murseli tha se zyrtarisht MAPL-ja ka refuzuar shpalljen e zgjedhjeve të reja në organin legjislativ të kësaj komune.

“Kryetar, ky është apel publik! Për hir të qytetarëve, pranoni shqyrtimin e kërkesave të partive opozitare dhe ofroni një zgjidhje për dalje nga kjo situatë që nuk i sjell dobi askujt”, tha Murseli

Murseli potencoi se kjo kërkesë është joligjore.

“Kërkesa joligjore për shpërbërjen e Kuvendit ka vërtetuar dështimin tuaj për zgjidhjen e çështjeve përmes kompromisit. Andaj, reflektoni!”, theksoi ai.

“Sepse interesi i përgjithshëm është më i rëndësishëm sesa kalkulimet tuaja politike”, tha ndër të tjera kuvendari i opozitës./GazetaEnigma/

Related Articles