Kërkohet ndihmë urgjente për Denis Gashin, të riun që pësoi aksident të rëndë në Pejë

Kërkohet ndihmë urgjente për Denis Gashin, të riun që pësoi aksident të rëndë në Pejë

I riu Denis Gashi nga Peja gjatë muajit janar kishte pësuar një aksident trafiku ku ishte lënduar rëndë.

Gjendja shëndetësore e të riut është përkeqësuar ditët e fundit andaj, familjarë të tij kanë njoftuar se Denisi ka nevojë për trajtim jashtë vendit, ku nevojitet një shumë e madhe e parave.

Për shkak se familja nuk mund ta përballojë koston e shpenzimeve ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që të kontribuojnë për të ndihmuar në shërimin e tij.

Për t’i dalë në ndihmë Denisit, edhe një llogari në “Gofundme” është hapur ditë më parë në emër të Rijard Sadrijit.

LINKU

“Luten te gjithe vullnetmirët që me aq sa kanë mundësi të kontribuojnë për të ndihmuar në shërimin e Denisit”.

Related Articles