Kërkohet nga Ministria e Arsimit që të lejohen ekskursionet për shkollat e mesme

Kërkohet nga Ministria e Arsimit që të lejohen ekskursionet për shkollat e mesme

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, theksoi se kanë bërë kërkesë te ministria e Arsimit që shkollave të mesme tu mundësohet shkuarja në ekskursione.

“Është një sfidë edhe për kryetarët e komunave sepse kemi kërkesë prej tri shkollave të mesme. Nëse vazhdon të bie numri në krejt Kosovën atëherë pse të mos iu mundësojmë edhe maturantëve të shkojnë në ekskursion”.

Ai ka theksuar se momentalisht në këtë komunë janë vetëm dy të infektuar me COVID-19.

“Momentalisht i kemi vetëm dy të infektuar në komunën e Suharekës dhe ka rënë numri i të infektuarve. Është duke u menaxhuar mirë. Ne vetëm jemi bërë gati për të kaluar salla sportive në moment që marrim numër më të madh të vaksinave dhe janë duke u vaksinuar 2 500. Deri tash nuk kemi probleme”.

Ndërsa sa i përket projekteve Muharremaj tha se janë duke punuar në çdo fshat të Suharekës.

“Jemi duke punuar dhe do të ketë projekt në çdo fshat të Suharekës. Jemi duke punuar edhe në unazën e djathtë që e kemi këtu në Suharekë sheshi ka përfunduar gati”.

Related Articles