Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen në Gjilan

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur kërkesën për paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjen që ndodhi javën e kaluar në Gjilan.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve V.S. dhe F.M., për shkak të dyshimit të veprave penale ‘Vrasja e rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit V.S. dhe F.M., me datën 7 nëntor 2024, rreth orës 13:55 minuta, në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”, në Gjilan, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin S.O., në atë mënyrë që pas marrëveshjes paraprake, e kanë përcjellë të njëjtin duke iu vu pas me biçikleta, me ç’rast pasi i ndjeri ka dalë nga vetura, afrohen të pandehurit dhe nga afërsia i pandehuri V.S., gjuan një herë me armë në drejtim të tij në anën e majtë mbrapa shpinës, i cili për shkak të plagës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ku më pas ikin në drejtim të panjohur”.

Me këto veprime, të njëjtit në bashkëkryerje dyshohet se kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Të pandehurit e lartshënuar me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Related Articles