Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar paraburgim ndaj kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës Nagip Krasniqi.
Në njoftimin e PSRK-së thuhet se Krasniqi dyshohet për veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ , dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’.
Gjatë së mërkurës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike të policisë kishte ‘zbarkuar’ në zyrat qendrore të KEK-ut.