Kërkohet paraburgim për policin që rrahu kolegen

Kërkohet paraburgim për policin që rrahu kolegen

Senad Hamciz, punonte në Policinë Rajonale të Pejës, mirëpo Rreshteri në fjalë tashmë i suspenduar dhe është dërguar në mbajtje, raporton Gazeta “Enigma”. 

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar Hamzicin me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.

Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Pjesëtaret e IPK’së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor.

Në anën tjetër Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës ka bërë të ditur se prokurori tashmë ka kërkuar zgjatjen e masës së paraburgimit.

Hetuesit e IPK’së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti./Gazeta Enigma/

Related Articles