Kërkohet që secila familje të ketë mjekun familjar

Kërkohet që secila familje të ketë mjekun familjar

Mungesa e përcaktimit të mjekëve familjar për secilën familje ka bërë që shumë pacient të vizitohen nga mjek të ndryshëm për të njëjtin probleme shëndetësore.



Kjo sipas ekspertëve të shëndetësisë ka kosto për buxhet por dhe për shëndet.

Ndërkohë komuna e Prishtinës ka bërë të ditur e shumë shpejt nis me pilot-projektin për mjekun familjar për çdo familje, ku fillimisht do të bëhet regjistrimi i qytetarëve në lagjet përkatëse.

Pjesa dërrmuese e pacientëve konsiderohet se nuk kanë orientim të duhur në shërbimet shëndetësore. Kjo shpeshherë po krijon edhe fluks në klinikat e QKUK-së, ku ka raste të shumta që qytetarët orientohen në këtë qendër terciare edhe për problemet e vogla shëndetësore.

Kryetari i shoqatës së pacientëve, Besim Kodra, thotë për RTK se qasja në shërbimet shëndetësore nuk ka ndryshuar që nga vitet e 70-ta, dhe është shumë e nevojshme që për secilën familje të përcaktohen mjeku familjar.

“Secili qytetar do të kishte një mjek familjar dhe për çdo problem shëndetësor ose vizita të zakonshme pa problem shëndetësore t’i drejtohej atij e pastaj ai të orientoj për të ke shërbimet e tjera e jo ne t?I qasemi sistemit shëndetësor në QKUK drejt dhe është qasje e gabuar sepse ne aty do të dezorientohemi sepse nuk është dikush që na e ka mbajt kujdesin tonë për disa vite dhe e din cila është gjendja jonë, sa herë që ne ndërrojmë mjek ka kosto për buxhet dhe për shëndet”, tha ai.

Ndërkohë komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se së shpejti do të nis pilot-projektin për përcaktimin e mjekut familjar, ku fillimisht do të nisë regjistrimi i qytetarëve në lagjet përkatëse.

Kurse Bujar Gashi, drejtor i shtëpive të shëndetit në Prishtinë, tha se është projekt i nivelit qendror i Ministrisë së Shëndetësisë që kanë marrë një premtim që do të fillojnë së shpejti.

“Premtimi ka qenë që të fillohet në dhjetor, por jemi vonuar pak mirëpo jemi në pritje që të fillojmë me një pilor projekt në dy njërit më të mëdha në Dardani dhe Ulpianë në QKMF 5 dhe në Kodrën e diellit, këto dy lagje janë më numrin më të madh të qytetarëve dhe aty do të shohim dis balancin të cilin e përmendim me vite me radhë në mes të numër të banorëve dhe numrit të mjekëve që kemi, sepse një numër i madh i qytetarëve do të mbesin pa mjekun e tyre”, tha ai.

Me aplikimin e këtij pilot-projekti konsiderohet se është i domosdoshëm edhe punësimi i mjekëve të rinj nëpër shtëpi të shëndetit.

Related Articles