Kërkohet që vaksinimi të jetë obligues dhe të formohen ekipe mobile për zonat më të thella

Kërkohet që vaksinimi të jetë obligues dhe të formohen ekipe mobile për zonat më të thella

Me paraqitjen e variantin ‘Delta’ dhe numrit të madh të rasteve me COVID, DemocracyPlus ka publikuar raportin me krahasimin e numrave të rasteve me variantin Delta në vendet si: Francë, Lituani, Luksemburg, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Shqipëri dhe Serbi.

Nga ky raport D+ jep rekomandime për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për motivimin/nxitjen e qytetarëve për t’u vaksinuar.

“Vendosja e qendrave për vaksinim në fshatra, pasi jo të gjithë qytetarët e kanë mundësinë të frekuentojnë qendrat kryesore të vaksinimit; Të formohen ekipe mobile për vaksinim në zonat më të thella dhe tek pacientët më të moshuar; Vaksinimi për mësuesit/et, punëtorët/et e marketeve, personeli në bizneset e hotelerisë, shoferëve/eve të autobusëve dhe taksive të bëhet i obliguar, kjo pasi këto janë kategoritë që kanë kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët”

“Të organizohen debate publike dhe emisione televizive me ekspert shëndetësor për të shpjeguar efikasitetin e vaksinës, dhe të jetë të hapura për pyetje nga publiku; Vaksinimi të vazhdojë edhe gjatë fundjavave, në mënyrë që të ofrohen më shumë mundësi për vaksinim nga qytetarët”, thuhet në njoftim.

Related Articles