Këshilli Europian njofton se anëtarësimi i Ukrainës në BE do të diskutohet ditët e ardhshme

Këshilli Europian njofton se anëtarësimi i Ukrainës në BE do të diskutohet ditët e ardhshme

Kryetari i Këshillit të BE-së Charles Michel tha se udhëheqësit e Bashkimit Europian do të diskutojnë kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me bllokun 27-vendesh në ditët në vijim.

“Solidariteti, miqësia dhe ndihma e paprecedentë e BE për Ukrainën janë të palëkundura. Ne do të diskutojmë aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në ditët në vijim”, tha ai.

Udhëheqësit e BE-së janë planifikuar të diskutojnë luftën në Ukrainë dhe ofertën e vendit për t’u bashkuar me BE-në në një samit që do mbahet ditën e enjte në Paris.

Related Articles