Këshilli Prokurorial e quan tendencë për denigrim konferencën e sotme të Ministrisë së Drejtësisë

Këshilli Prokurorial e quan tendencë për denigrim konferencën e sotme të Ministrisë së Drejtësisë

Këshilli Prokurorial i Kosovës është shprehur se konferenca e sotme, e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, është në vazhdën e përpjekjeve për të denigruar institucionin e pavarur kushtetues, në këtë rast Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Përmes një komunikate për media ata thonë se nuk kanë bërë asnjëherë pagesa të ekspertëve mjekoligjorë në mënyrë të kundërligjshme, ashtu siç është thënë sot në një konferencë për media nga Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

“Të gjitha pretendimet e paraqitura nga Zëvendësministri i Drejtësisë ndaj Këshillit Prokurorial janë të pabaza dhe shpërfaqin mosnjohuri të thella profesionale me tendencën e vetme për të denigruar dhe goditur institucionin e pavarur kushtetues, Këshillin Prokurorial të Kosovës”, thuhet në këtë komunikatë.

Këshilli Prokurorial kërkoi kërkon nga organet ekzekutive, konkretisht nga Ministria e Drejtësisë, që për mosrealizimin e obligimeve të veta legjislative të mos ia hedhin fajin KPK-së, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, ata njoftuan se i kanë dërguar kërkesë Ministrisë së Drejtësisë që ta rishikojë udhëzimin administrativ të Qeverisë së Kosovës, i cili e rregullon kompensimin e ekspertëve.

Related Articles