Këshilltari i tij po thotë se Bislimi s’shkoi për të raportuar se s’kishte kuorum

Këshilltari i tij po thotë se Bislimi s’shkoi për të raportuar se s’kishte kuorum

Mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian, ku pritej të raportonte zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dështoi, pasi ky i fundit nuk u paraqit.

Por njëjtë nuk po mendon këshilltari i tij, Klisman Kadiu, i cili po thotë se arsyeja e mosmbajtjes së këtij komisioni, ishte shkaku se nuk kishte kuorum

Kadiu, shton se Bislimi nuk ishte prezent pasi nuk kishte pikërisht kuorum.

“Mbledhja e paraparë për raportim të zëvendëskryeministrit Bislimi para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, nuk u mbajt për shkak se nuk pati kuorum. Jo sepse nuk shkoi zëvendëskryeministri Bislimi. Ai pikërisht nuk ishte prezent, sepse nuk kishte kuorum”, ka shkruar Kadiu.

“Zëvendëskryeministri Bislimi nuk ka refuzuar asnjëherë të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian”.

Ndryshe, për mosardhjen e tij foli kryesuesja e këtij komisioni, Rrezarta Krasniqi, e cila theksoi se Bislimi i ka informuar dje për ardhjen e tij për sot, por që i njëjti nuk ka shkuar për të raportuar.

“Zëvendëskryeministri na ka njoftuar dje se do të marr pjesë në këtë takim dhe ka qenë datë e kërkuar nga ai. Ndërsa sot e pamë që kjo mbledhje ishte e qëllimshme ku nuk ishin deputetët e pozitës”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi potencoi se qëllimi i këtij takimi ishte që Bislimi të informojë për sanksionet që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës. 

Related Articles