Këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se Serbia është duke bërë spastrim etnik të shqiptarëve në luginë.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Serbia duhet të mendojë edhe për pakicat që i ka, sikur mendon për serbët që janë jashtë shtetit të tyre.
“Në spitalin e Vranjës, i cili mbulon Preshevën dhe Bujanocin, në rrethin e Pçinjit, nuk ka asnjë mjek shqiptar, ndërsa së paku një e treta e pacientëve janë shqiptarë”.
“Në Luginën e Preshevës, në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë po bëhet spastrim i ftohtë etnik i heshtur administrativ duke anuluar adresat e banorëve shqiptarë. Nëse policia ju troket në derë dhe nuk jeni aty, ju fshijnë nga regjistri”.
“Ata duan të thonë se askush nuk jeton këtu. Në një farë mënyre, për t’u regjistruar atje si banor, duhet të jesh gjatë gjithë kohës në shtëpi”, ka thënë Sinani.