Presidentja Vjosa Osmani u është adresuar sot deputetëve të Kosovës me fjalimin vjetor mbi punën e saj si shefe e shtetit. Fjalimin e saj e kanë bojkotuar PDK-ja, AAK-ja e Lista Serbe, teksa nga ish-partia e saj LDK, në sallë të pranishëm ishin vetëm tre deputetë.
Tre deputetët e LDK-së, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami e Valentina Bunjaku shkuan në seancën plenare për ta dëgjuar fjalimin vjetor të presidentes Osmani.
Presidentja Osmani foli për angazhimin e saj si udhëheqëse e politikës së jashtme gjatë vitit që po e lëmë pas dhe për një sërë çështjes tjera si luftimi i krimit dhe korrupsionit, dialogu me Serbinë e liberalizimi i vizave.
Osmani ka përmendur edhe një nga pikat e Marrëveshjes së Uashingtonit për moratorium një vjeçar./Gazeta Enigma/