Tre të lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Gjilan – Kamenicë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Dobërqan, në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Është aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në orët e mëngjesit. Tre persona janë lënduar lehtë. Janë shkaktuar dëme materiale. Policia ka dalur në vendin e ngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit”, tha Hashani. 

Related Articles