Këta janë babai me dy djemtë që u qëlluan me armë zjarri në Pejë, po trajtohen në QKUK

Këta janë babai me dy djemtë që u qëlluan me armë zjarri në Pejë, po trajtohen në QKUK

Tre persona kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi në afërsi të një furre në këtë qytet.

Për motive akoma të panjohura, viktimat, babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri, ndërsa i dyshuari ka ikur.

Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Sinjali ka mësuar se viktimat që ishin cak i të dyshuarit janë Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnisi dhe Jetarti.

Tre personat e plagosur janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim dhe sipas informacioneve të para, njëri prej tyre është në gjendje kritike.

Related Articles