Peja tronditet nga një rast tjetër, një 8 vjeçar bie nga kati i tretë

Peja tronditet nga një rast tjetër, një 8 vjeçar bie nga kati i tretë

Sonte nuk ka qetësi në Pejë. Pas incidentit të rëndë të ndodhur çaste më parë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri u lënduan tre persona, tani ndodhi një tjetër rast i rëndë.

Një 8-vjeçar dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i një objekti po në qytetin e Pejës.

Burime të Indeksonline pohojnë se gjendja shëndetësore e të miturit është jo stabile. I njëjti është bartur me autoambulancë në QKUK

Related Articles