Këta janë dhjetë më të votuarit e LVV-së deri më tani

Këta janë dhjetë më të votuarit e LVV-së deri më tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e rezultateve të kandidatëve për deputetë të subjekteve politike, që morën pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në këto rezultate janë përfshirë të dhënat e 2,290 (90.41%) nga 2,533 vendvotimet e numëruara deri tani në qendrat komunale të numërimit.

Në Listen e lëvizjes Vetëvendosje të publikuar nga KQZ-ja  prin lideri i VV-së Albin Kurti me 259 mijë e 532 vota. Pasuar nga Glauk Konjufca me 199 mijë 136 vota.

I treti me vota rënditet Faton Peci, i cili ka marrë 96 mijë 849 vota.

Ndërkaq  Hekuran Murati ka marrë gjithsej 94 mijë e 531 vota.

Albulena Haxhiu 89 mijë e 601 vota, Xhelal Sveçla 85 mijë e 632 vota, Donika Gërvalla ka marrë79 mijë e 691 vota.

Pas Gërvallës renditet Avni Dehari me 68 mijë 735 vota. Ndërkaq Mimoza Kusari-Lila 61 mijë e 945 vota. 

E në dhjetëshën me të votuar të VV-së është dhe Arben Vitia i cili ka marrë 48 mijë e 760 vota.

Related Articles