Pak më parë u raportua për një përleshje masive që ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku dhjetë burra u rrahën keq mes vete.
Sinjali ka siguruar listën me emrat e personave të përfshirë në rrahje, teksa njëri prej tyre dyshohet se ka shkrepur edhe armën.
Brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas disa mosmarrëveshjeve në rrjete sociale, të dyshuarit kanë eskaluar në përleshje fizike, e madje i dyshuari Shehu ka shkrepur edhe armën.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.