Ky është çifti që vdiq në aksidentin në Klinë

Ky është çifti që vdiq në aksidentin në Klinë

Kanë vdekur dy personat të cilët u lënduan këtë të shtunë në një aksident trafiku në fshatin Krushevë e Madhe në Klinë.

Vdekjen e tyre e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit të Pejës, raporton Gazeta Enigma.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës e ka konfirmuar vdekjen e dy të lënduarve në aksidentin që ndodhi në Krushevë”, ka thënë Gashi për Enigmën.

Burimet e Indeksonline kanë bërë të ditur se viktimat janë, burrë dhe grua Fahri dhe Vlora Gjocaj.

Related Articles